Pas deklaratave të Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer ka reaguar edhe Kryeministri Rama për protestën e sotme të opozitës.

Në rrjetet sociale, kreu ynë i qeverisë shkruan se: “Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën; nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike; nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës në Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 Qershorit”./tvklan.al