Ditën e sotme ka vijuar kortezhi i të ndjerit Kujtim Alia, i cili u nda nga jeta një ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Dirigjenti i njohur u shoqërua për në banesën e fundit nga Banda Frymore e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Shkodrës, ku kontribuoi për shumë vite.

Banda u shoqërua në kortezh nga familjarë, miq të muzikës, të afërm dhe qytetarë të Shkodrës në nderim të emrit të madh të muzikës shqiptare, Kujtim Alia./tvklan.al