Magazina e një qendre tregtare pranë mbikalimit të Kamzës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:40.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse për të vendosur flakët nën kontroll.

Nga zjarri nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al