Zona që përfshin fshatrat Gërdec dhe Shargë në Bashkinë e Vorës, përmbyllin procesin e legalizimeve. 

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Vorë ishte në fshatin Gërdec për t’ju dorëzuar banorëve vendimin e fundit të legalizimit për këtë zonë. 

Veç kësaj në këtë zonë ekziston edhe një numër familjesh që në gjithë këto vite nuk e kanë bërë fare kërkesën për legalizim, ndërsa Drejtoria Vendore Vorë edhe për ata ka ndjekur dokumentacionin me qëllim që procesi të mbyllet për të gjitha familjet.

Lame lexoi listën e këtye familjeve, duke ju bërë apel të bëjnë kërkesën për legalizim. Janë gati 20 objekte në të dyja këto fshatra që as nuk janë vetdeklaruar pranë institucionit të Kadastrës. 

Në të gjithë Bashkinë Vorë për periudhën 2005-2013 kanë qenë legalizuar vetëm 22 objekte. Kurse për periudhën 2014 – 2021 janë legalizuar 2620 objekte informale, duke e çuar kështu drejt përmbylljes procesin e legalizimeve në këtë Bashki.

Shumica dërmuese e banesave të legalizuara janëndërtuar pas tragjedisë së vitit 2009 që shkatërroi pjesën më të madhe të banesave egzistuese të deriatëhershme. 

Megjithëse në ato vite u tha që banesat e reja do të ishin me leje nga shteti, kjo gjë nuk ndodhiasnjëherë dhe i gjithë fondi i banesave u desh të kalohej tashmë përmes procesit të legalizimeve./tvklan.al