Rama publikon pamjet, mbërritja në teqenë e Kulmakut do të jetë më e lehtë

Këtë vit ka për të qenë më mbërritja në Teqenë e Kulmakut në malin e Shenjtë të Tomorrit për të gjithë besimtarët nga e gjithë Shqipëria. Kjo për shkak të ndërtimit të rrugës së re, pamje me të cilat ka përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale  kryeministri Edi Rama.

“MIRËMËNGJES, dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Mali i Tomorrit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashinj në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.

Por fatkeqësisht, ky udhëtim ka qenë i mundimshëm për shkak të mungesë së rrugës.

Klan News