Një aksident me plagosjen e 5 personave ka ndodhur pasditen e së hënës në  autostradën Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “. Sipas njoftimit të policisë mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe. Në mjetin me drejtues 28-vjeçarin ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al