Shkak, deklaratat e ministres së Jashtme Gërvalla

Nisi si përplasje verbale ndërmjet deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi e Ardian Kastrati me ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

Tensionet  u rritën kur ndërhyri edhe deputeti tjetër I PDK-së Hajdar Beqa ndërsa për pak u evitua përleshja fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së e atyre të LVV-së.

Gjithë kësaj situate i parapriu një debat i ashpër në lidhje me Gjykatën Speciale ku ministrja e Jashtme Donika Gërvalla akuzohej për bashkëpunim me këtë gjykatë.

Ajo mohoi të jetë dëshmitare ndërsa akuzoi deputetët, kryesisht ata të PDK-së të cilët kanë votuar pro gjykatës speciale.

Menjëherë pasoi reagimi i deputetit Abelard Tahiri. Ndërsa ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që e para e braktisi seancën duke akuzuar nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci se po u lë hapësirë të mjaftueshme ministrave për tu shprehur ndërsa deputetëve jo.

Tv Klan