Një punonjës policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku polici Klodian L. 39 vjeç shkoi në spital i plagosur.

Ai është punonjës i Komisariatit të Policisë së Peqinit. 39-vjeçari ka marrë plagë plumbi në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Por punonjësi i policisë u ka thënë hetuesve se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al