Teksa po shijon pushimet në pritje të mësojë se cila skuadër do të jetë e ardhmja e tij për sezonin që do të nisë, Paul Pogba gjendet në Neë York. Francezi nuk e ka lënë në asnjë moment stërvitjen. Në pamundësi për të luajtur futboll, të paktën të vrapojë.

Në Central Park amerikanët janë habitur nga ky njeri që vrapon si i marrë nëpër rrugica. Askush nuk e njeh futbollistin e Manchester United teksa ai ka veshur uniformën e vëllait të tij Florentin Pogba që luan me Atlanta United.

Raportimet më të fundit thonë se Real Madrid ka përgatitur ofertën për Manchester United duke ofruar Gareth Bale ose Isco në mënyrë që të ulin disi çmimin që kërkon klubi anglez.

Pogba u bashkua me United në 2016 nga Juventus, për shifrën rekord të asaj kohe 105 milionë Dollarë. Që prej atëherë ka luajtur 142 ndeshje duke shënuar 34 gola. Kontrata e tij është e vlfshme deri në 2021 me opsion rinovimi.

Tv Klan