Mbi 2.7 milionë qytetarë pritet të zbarkojnë në Gjermani për të ndjekur nga afër kampionatin Europian. Eventi më i madh sportiv i kontinentit pritet të ketë numrin më të lartë të tifozëve përgjatë 51 ndeshjeve të saj, të cilat do të vijnë ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Një kompeticion në të cilin marrin pjesë 24 kombëtare, e ku mbështetja do të jetë e madhe jo vetëm në 10 stadiumet dhe sheshet kryesore të Gjermanisë por edhe në mbarë Europën.

Fakt që konfirmohet nga kjo lagje holandeze, e shndërruar totalisht në një habitat portokalli ashtu siç edhe ngjyrat e fanellës së kombëtares.

Tulipanët nuk konsiderohen favorit, gjithsesi mbështetja për të ngritur lart titullin do të jetë e zjarrtë, sidomos nga kjo zonë.

Ndërkaq, kombëtarja holandeze po përgatitet maksimalisht në Gjermani për të bërë një paraqitje dinjitoze në takimin e parë kundër Polonisë.

Thuajse e sigurt për këtë 90 minutësh do të jetë mungesa e mesfushorëve, Frenkie de Jong dhe Koopmeiners të cilët nuk janë stërvitur me kombëtaren për shkak të problemeve fizike.

Klan News