Atletico Madrid ka zyrtarizuar një nga afrimet më të bujshme të kësaj vere. Julian Alvarez ka firmosur me klubin spanjoll.

Njoftimi ka ardhur nga madrilenët, ndërsa sulmuesi argjentinas ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

Alvarez kërkoi largimin nga Manchester City, për shkak të minutave të pakta dhe do të vazhdojë karrierën në Madrid.

Ky transferim i ka kushtuar arkave të Atletico Madrid plot 95 milionë euro, të ndara në 75 milionë euro menjëherë dhe 20 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Për Alvarez, Atletico do të jetë klubi i dytë europian, pas Manchester City, pasi në të kaluarën ka luajtur në Argjentinë te River Plate. /tvklan.al