Manchester City siguron titullin kampion

Nga makthi në ëndërr, gjithçka në pak minuta intensive. Finalja e jashtëzakonshme për një turne të jashtëzakonshëm plot emocione deri në fund, si Premier League 2021/2022.

Manchester City, i cili dukej një hap larg rrezikut arriti të kthejë gjithçka në vend në vetëm 5 minuta, duke fituar titullin e kampionit të Anglisë. Guardiola arriti të mposhtë 3-2 Aston Villa.

Suksesi i The Reds në Anfield ndaj Wolverhampton ishte i kotë: djemtë e Klopp mbyllën në vendin e dytë me një pikë më pak se kampionët e rinj të Premier League.

Dy skuadra të mëdha, të afta për të dhënë një duel të jashtëzakonshëm deri në minutën e fundit. Të gjithë në këmbë për Manchester Cityn dhe Liverpoolin, për një nga kampionatet më argëtues ndonjëherë.

Në fund, ishte skuadra e Guardiolës ajo që triumfoi, në një pasdite me emocione shumë të forta. Trajnerri i Astonb Villa i të kuqve, Gerrard, synonte t’i bënte një dhuratë ish-skuadrës së tij, por skuadra e Guardiolës, në 5 minuta u lëshua në sulm total dhe gjithçka ndryshoi me kalimin nga ferri në parajsë. Gundogan 7 minuta pas hyrjes në fushë shkurtoi distancën. Dy minuta më vonë Rodri me një goditje nga distanca solli barazimin 2-2. Entuziazmi u rrit në minutën e 81 me  Gundogan që solli avantazhin 3-2.

Stadiumi në ekstazë dhe një gjendje shpirtërore diametralisht e kundërt me atë të Anfield, pa fjalë pas lajmit për suksesin e rivalëve. Golat e Salah dhe Robertson për skuadrën e Klopp ishin të kotë. Tani Liverpool do të mund të ngushëllohen me finalen e Champions League dhe me shpresën për të gjetur titullin e tretë të sezonit kundër Real Madrid-it pas Carabao dhe FA Cup.

Java e fundit e kampionatit solli edhe verdiktet. Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham në Champions League, ndërsa Arsenal dhe Manchester United do të duhet të kënaqen me Europa League.

Tv Klan