Një tjetër konferencë për mediat është njoftuar nga zyra e shtypit të Presidentit Ilir Meta. “Presidenti i Republikës Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”, thuhet në njoftimin për mediat.

Një ditë më parë (10 Qershor) Presidenti Ilir Meta për 40 minuta renditi 8 argumentet e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Por menjëherë pas konferencën nuk kanë vonuar dhe socialistët të cilët mblodhën Kryesinë dhe vendosën që të enjten në seancë plenare të nisë procedurat e shkarkimit të Ilir Metës.

Gjithashtu këtë të martë Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën parlamentare të ditës së enjte të zhvillohet 5 orë debat për shkarkimin nga detyra të Presidentit Meta/tvklan.al