Edhe pse të gjithë, tifozë futbolli ose jo, shpresojnë të shohin përballje spektakolare mes skuadrave të mëdha, këto të fundit do të mbeten me shpresën që të evitojnë rivalët e fortë në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë daljen nga grupi. Me Spanjën, Anglinë, Uruguajin dhe Kroacinë në vazon e dytë, pritet që të ketë ndeshje të forta. Edhe Nigeria me lojtarë të rinj është skuadër e frikshme në vazon e 4 ku bëjnë pjesë Senegali dhe Egjipti. Kështu makth për Anglinë do të ishte nëse do të shortohej në grup me Francën, nigerinë dhe Costa Riken. Gjermania shpreson të evitojë Spanjën, Danimarkën apo dhe Nigerinë. Për Brazilin e vështirë do të jetë nëse në grup do të ketë kundërshtarë si Spanjën, Egjiptin dhe  Serbinë.

Neymar: “

Jemi të përgatitur. Kemi kohë që stërvitemi për kupën e botës dhe jemi të gatshëm”.

Spanja, Senegali dhe Nigeria janë  makth edhe për Argjentinën

Messi: “

Po përpiqem të imagjinoj cilët rivalë do të kemi, si do të luajë skuadra për tu kualifikuar në varësi të grupit ku do të jemi. A do të jetë i lehtë apo i vështirë”.

Portugezët duken më modestë, të paktën sa thotë kristiano ronaldo i cili nuk shfaq ndonjë ambicie.

Ronaldo:

“Jam i qetë. E di që kur të vijë momenti ekipi do të jetë mirë, do të jetë i përgatitur. Ajo që shpresoj është që Portugalia të paraqitet mirë në kupën e botës”.

Tv Klan