Armando Sadiku është një futbollist i Levantes në La Liga. Sipas njoftimit të klubit spanjoll sulmuesi firmosi një kontratë deri në qershor të 2020. Mirëseardhja nga ekipi i ri i është dhënë në shqip. Sadiku është përpjekur të japë në spanjisht mesazhin e tij.

“Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Jam i lumtur që Levante më krijoi mundësinë që të luaj në La Liga.”

Armando Sadiku zhvilloi edhe stërvitjen e parë me ekipit të ri, disa ditë para ndeshjes me Real Madrid në kampionat. Armando Sadiku lë kështu Legian e Varshavës pas vetëm pak muajsh, ku gjeti pak hapësira kohët e fundit.

Te Levante sulmuesi i Kombëtares gjen një tjetër shqiptar, por që luan për Maqedoninë, Enis Bardhin. Me ekip të ri është bërë edhe Ergys Kaçe. Mesfushori është huazuar te Panathinaikos deri në fund të sezonit me opsion blerje shkruhet në njoftimin e klubit nga Athina. Kjo është një mundësi e mirë për Kaçen pas momenteve të vështira që kaloi te PAOK Selanik.  

Tv Klan