Klosi kërkon angazhimin e të rinjve

500 të rinjtë që janë pjesë projektit “Smile Albania” nuk do të jenë vetëm mikpritësit e turistëve, por edhe evidentuesit e problematikave dhe mbrojtësit e natyrës.

“Detyra e smajl-istëve është që të evidentojnë problematikat që kemi në zonat ku ju ushtroni aktivitetin tuaj si mikpritës të turistëve; Të evidentoni problematikat e menaxhimit të zonave të plazhit, një detyrë që duhet ta bëni çdo ditë, problematikat në kuadër të pastërtisë, të sigurisë dhe në kuadër të gjithë sistemit, që duhet të ndërtojmë për mikpritjen.”

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me të rinjtë e “Smile Albania” dhe Rangers-t e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në Vain të Lezhës, ministri Klosi prezantoi edhe 3 konkurset për të rinjtë. Fotoja më bukur, videoja dhe buzëqeshja më e bukur do të shpërblehen më çmime. Fituesit do të përzgjidhen në bazë të klikimeve në fund të projektit.

Tv Klan