Artur Baku i LSI ka qenë i arrestuar, Napolon Laska i Thurjes rezultoi i pastër

Prokuroria e Përgjithshme përfundoi këtë të premte verifikimin e 2 kandidatëve për deputetë, Artur Bakun të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Napolin Laskën nga “Nisma Thurrje”.

Nga verifikimet e thelluara për kandidatin e LSI-së të kryera nga sektori i dekriminalizimit, rezultoi se ai se ka ndryshuar emrin nga Afrim në Artur.

Në formularin e dekriminalizimit, Baku rezultoi se kishte deklaruar ndryshimin e emrit, por nga verifikimi i prokurorisë, doli se ai ka qenë i arrestuar në 2015 për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ndaj tij ishte marrë edhe masa ‘arrest shtëpie’. Nëse Baku nuk e ka deklaruar këtë arrestim në formularin e dekriminalizimit, pritet që KQZ ta përjashtojë atë nga kandidimi për zgjedhjet e 25 Prillit.

Nga ana tjetër për kandidatin për deputet të “Nismës Thurje”, Napolon Laskën, prokuroria nuk ka gjetur ndryshime në të dhënat e gjendjes civile apo të jetë i dënuar për ndonjë vepër penale.

Pak ditë më parë KQZ dërgoi për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, 28 kandidatët për deputetë.

Sa i përket kandidatit të PSD-së Serdar Hoxha, sektori i dekriminalizimit ka kërkuar nga KQZ që t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat apo indiciet për të kaluarën penale që disponojnë për të, pasi nuk janë saktësuar.

Tv Klan