Balla: Do të përdoren nga shteti per qëllime sociale

Asetet e konfiskuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit nuk do të dalin më në shitje, por do të përdoren nga shteti për qëllime sociale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Durrës ku apartamenti i sekuestruar i një ish-zyrtari të lartë shtetëror që nuk kishte mundur ta justifikonte është kthyer në qendër sociale në bashkëpunim me delegacionin e BE-së në Tiranë.

Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi”.

Balla tha se një pjesë e apartamenteve të sekuestruara mund t’u kalojë familjeve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Agjencia duhet të filloj të mendoj të bëjmë diçka sesi ne mund një pjesë të këtyre apartamenteve t’i vendosim në dispozicion të familjeve të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të gjithkujt që jep jetën e tij në dobi të interesit të përbashkët”.

Balla tha se mosnxjerrja në shitje e pasurive të sekuestrua shmang përvojën e rikthimit të këtyre pasurive tek personat që i kishin më parë.

Tv Klan