Me mijëra iranianë kanë pushtuar rrugët me sloganë kundër regjimit

Prej 10 ditësh vijojnë protestat në Kuzestanin e Iranit jugperëndimor, pavarësisht masave shtypëse të regjimit, ato po përhapen dhe intensifikohen në mbarë Iranin.

Regjimi i shtetit ka dërguar një kontigjenti të madh forcash ushtarake në disa qytete dhe ka ndërprerë internetin në Kuzestan e provinca të tjera, për të penguar revoltën popullore.

Këto protesta të vazhdueshme mbështesin faktin se populli iranian nuk e do këtë regjim. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka dhënë urdhër për shtetrrethim përmes zyrtarëve të regjimit të tij, nën pretekstin e luftimit të koronavirusit. Megjithatë, pavarësisht shtetrrethimit, me mijëra iranianë kanë dalë nëpër rrugë.

Dhjetë ditë protesta e slogane si “poshtë diktatori” tregojnë trazimin e shoqërisë dhe dështimin absolut të regjimit në përpjekjen për ta shtypur popullin në Iran.

Klan News