Kryebashkiaku Rama, në vazhdim të nismës “Një banor një pemë”, ka qenë në bulevardin “Bajram Curri”, pranë maternitetit të ri, ku i shoqëruar nga fëmijë ka mbjellë disa fidanë dekorativë.

EdiRama: “Duam ti bëjmë thirrje të gjithë sipërmarrësve të Tiranës që i bashkohen iniciativës tonë për të mbjellë nga një pemë për çdo njeri. e cila të simbolizojë bashkimin tonë, për të mirën e fëmijëve tanë. Për një të ardhme që të jetë me ajër të pastër, me shoqëri të shëndetshme dhe me jetë të gjatë.”

Iniciativa e kryetarit të Bashkisë parashikon mbjelljen e shumë fidanëve në hapësirat e Tiranës si dhe tek Kodrave të Liqenit.

Lefter Xhuveli: “Jemi në 10 ditëshin e parë të fillimit të një aksioni të madh 4 mujor që fillon në 1 dhjetor të çdo viti dhe përfundon në 31 mars. Është aksioni për pyllëzimet, për përmisimet pyjore, për sistemimet malore dhe për një kujdes të veçantë në sektorin e pyjeve. Për këtë vit është programuar që mbillen mbi 1 milion fidanë pyjor dhe bimë dekorative në sektorin e pyjeve shtetëror, në sektorin e pyjeve komunal nga privatët. Dhe do të ketë një aksion të përgjithshëm i cili do të vazhdojë në mënyrë të shtrirë gjatë gjithë këtyre 4 muajve.”/tvklan.al