Besimi tek ndryshimi që mund të sjellë gjenerata e re a qenë kryefjala e takimit që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pati në rrjetin vullnetarëve në qytetin e Rrogozhinës. Në fjalën e tij kreu i selisë rozë theksoi se shumica e shqiptarëve nuk mund t’i besojnë një mandat të dytë qeverisë së drejtuar nga kryeministri Berisha për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë.

Edi Rama:Vetëdija për fuqi e ndryshimit që mund të gjenerojë përmes një bashkimi të ri në këtë udhëkryq historik, ku vendoset fati i gjeneratës së re, bindja se Shqipëria nuk mund të humbasë edhe 4 vite të tjera duke mbetur në të njëjtat duar të paafta dhe të papërgjegjshme dhe të korruptuara, do t’i japin shumicës së pa pushtetshme forcën për t’i dhënë në 28 qershor pushtet ëndrrës së pa realizuar.”

Rama u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit duke e cilësuar këtë moment si një përgjegjësi historike për të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin.

Edi Rama:Unë ju falënderoj se ju nuk keni frikë të besoni sot që një horizont i ri shprese mund të hape për secilin prej jush këtu, në shtëpitë tona në atdheun tonë të gënjyer e të zhgënjyer për 18 vjet me radhë nga ata që me flamuj të ndryshëm dhe gjuhë të ngjashme herë në emër të së majtës e herë në emër të së djathtës ju kanë marrë votën për të shërbyer dhe kanë qeverisur vetëm për të rrëmbyer.”

Takimi me të rinjtë vullnetarë të Rrogozhinës ishte në vazhdën e turit të kryetarit Rama në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa