Sali Berisha: “Qëllimi absolut i yni janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë një mision për çdo qytetar të këtij vendi, për çdo zyrtar të këtij vendi. Asgjë nuk meritojnë shqiptarët dhe asgjë s’mund të bëj më shumë për ta se sa një proces të lirë zgjedhor. Por me asgjë mund të nderoj më shumë miqtë tanë për mbështetjen dhe besimin që na kanë dhënë se sa me një proces të qytetëruar zgjedhor. Për këtë qeveri dhe këtë administratë rëndësi absolute ka  ndershmëria dhe liria e zgjedhjeve, rëndësi më pas ka rezultati i tyre.”/tvklan.al