Veliaj: Po përgatitemi për fitore në të gjithë kryeqytetin

Lajmërimi i rezultatit të fitores në Njësinë Nr.10 në Tiranë është pritur me brohorima në selinë e PS-së. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për kryeqytetin, Erion Veliaj falenderoi Fatmir Xhafajn që ishte përzgjedhur nga thuajse gjysma e votuesve socialistë.

“Dua të falenderoj të gjitha ata që punuan shumë fort për fitoren tonë në Njësinë 10. Një falenderim i veçantë Fatmir Xhafës për gjithë frymëzimin që ai dha ndaj skuadrës dhe punës plot dedikim. Dua të ndaj disa konkluzione. Dua të falenderoj kolegët e medias për informacionet që na kanë dhënë. Por përgatitemi për fitoren në 42 Njësitë e Tiranës”.

Për fitoren në Njësinë Nr.12, Veliaj falenderoi Ermonela Felajn në një konferencë të dytë.

Kanë bërë një super-rezultat te Njësia 12 duke thyer një rekord dhe duke fituar 55%. Zona e Freskut është një njësi e re e Tiranës. Dua t’i falenderoj me zemër të gjithë ata që na kanë dhënë kaq shumë besim. Zona si Artisti, Fresku dhe Liqeni i Thatë, jam i ndërgjegjshëm për punën që lipset të bëhet ende aty. Ne do t’ju shërbejmë edhe pjesës tjetër që mendon ndryshe nga ne”.

Veliaj tha se fitorja do të administrohet me përulësi dhe se ka ardhur koha që socialistët t’i shtrijnë dorën atyre që janë me bindje ndryshme.

Tv Klan