Fotot e tij risjellin Shkodrën e viteve ‘30

Për herë të parë pas 70 vitesh koleksioni i fotografive të Pjetër Rraboshtës është ekspozuar në muzeun Marubi në Shkodër.

Drejtori i muzeut Marubi, Luçian Bedeni, thotë se për këtë është punuar për 6 muaj dhe për shkak të Covid-19 kjo është ekspozita e parë në këtë muze dhe që vjen me fotot shumë interesante.

Kuratori i ekspozitës Zef Paci thotë se Pjetër Rraboshta është një prej thesareve të arkivit të muzeut Marubi.

Kuratori Paci shprehet se Pjetër Rraboshta i cili fotografoi pasi ishte instaluar komunizmi më përpara kishte përjetuar artin e Idromenos, Marubit dhe sjell në fotot e tij pikërisht këtë gjendje duke realizuar foto me shumë vlera të jetës sociale, kulturore dhe historike të njerëzve të thjeshtë të qytetit, ushtarëve apo edhe fëmijëve.

Në imazhet e Pjetër Rraboshtës është një pjesë e konsiderueshme e Shkodrës të atyre viteve që në këto 30 vite shumëçka ka humbur dhe i vetmi ngushëllim janë pikërisht këto foto.

Ekspozita me fotografitë e Pjetër Rraboshtës u prit me shumë interes nga publiku i gjerë në muzeun kombëtar të fotografisë Marubi.

Tv Klan