Pozicioni i punës: Gazetar për Departamentin e Informacionit
Profili: Gazetar për Rajonin dhe Botën
Lloji i kontratës së punësimit: Kohë e plotë/me turne
Kërkesa të përgjithshme për vëndin e punës:
– Arsim i lartë, i përfunduar (bachelor);
– Eksperiencë pune si gazetar në television,
– Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze;
– Aftësi për punën krijuese dhe bashkëpunim në grup;
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, kontakto në e-mail si në vijim: [email protected]
Pozicioni: Gazetar/e web
Përshkrimi i punës
-Shkrimi i lajmeve të fushave të ndryshme; lajmi i fundit, lajme nga politika, kronika, aktualiteti dhe përkthime.
-Korrekton materialin dhe e poston në website, duke e plotësuar me foto, video.
-Zbardh/transkripton në kohë reale deklaratat për shtyp dhe ndërton lajme me materialin në fjalë.
-Vërteton dhe e bazon në burime lajmin e prodhuar dhe e citon atë.
Kualifikimet dhe aftësitë
–Diplomë në Gazetari
-Eksperiencë punë në fushën e gazetarisë online
-Njohës shumë i mirë i lajmit
-Aftësi për të korrektuar
-Aftësi për të transkriptuar/zbardhur në kohë reale
-Aftësi për të punuar nën presionin e kohës
-Saktësi dhe shpejtësi në shkrimin e lajmit
-Njohës shumë i mirë i Gjuhës Shqipe
-Njohës shumë i mirë të paktën i një gjuhe të huaj
-Njohës shumë i mirë i WordPress
-Përgjegjshmëri të lartë dhe korrektësi
Aplikimi
Për të aplikuar në pozicionin e gazetar/e, dërgoni CV dhe 3 materiale të shkruara prej jush në adresën e email [email protected].
Pozicioni: Organizator publiku (për programe në studio TV)
Tipi i punës: Me kohë të plotë në varësi të programeve
Kërkohet CV
Kërkesa të përgjithshme pë vendin e punës:
– Mosha 22-40 vjeç;
– Preferohet të jetë djalë;
– Arsim i larte (përfunduar ose në vazhdim);
– Të ketë aftësi komunikuese dhe organizuese;
– Të ketë patur eksperienca pune të ngjashme;
Detyrat kryesore:
– Gjetja dhe sigurimi i publikut pjese e programeve;
– Menaxhimi i publikut sipas programeve;
– Asistence ne studio televizive;
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek shoqeria me email si në vijim:
Email: [email protected]
Lutemi që të aplikojnë vetëm kandidatët që kanë interes për pozicionin e punës.
Pozicioni i punës: Grafist
Lloji i kontratës se punësimit: Kohë e plotë
Kërkesa të përgjithshme për vendin e punës:
- Arsim i lartë në profilin multimedia dhe/ose të ngjashme;
- Eksperiencë pune si grafist në media audiovizive minimalisht 3 vjet;
- Aftësi për punën krijuese dhe në grup;
- Njohje e programeve komjuterike si vijon:
- 3D STUDIO MAX; i detyrueshëm
- CINEMA 4D;
- MAYA;
- ose të tjera software për MOTION GRAFICS;
- Adobe Premiere;
- Adobe Photoshop;
- Adobe After effects;
- Fusion;
- After Effects; i detyrueshëm;
- Kërkohen dy punë krijuese ku të jenë përdorur ndër të tjera dhe programet e sipërcituara që të dërgohen bashkë me CV me linkun përkatës.
- Paga e kënaqshme;