Pronarët e një vile në Mykonos e kanë shndërruar atë në vend festash sekrete, 250 Euro hyrja

Turistët në ishullin e Mykonosit duan të shijojnë pushime të paharrueshme por për shkak të kufizimeve nga pandemia e koronavirusit pushimet verore nuk janë si më parë.

Ndaj ata po zgjedhin festat ilegale në ishullin grek për të parandaluar ndërhyrjen e policisë dhe autoriteteve.

Ata kanë shëndrruar një vilë në një klub nate ku organizohen festa me muzikë të lartë. Në videon e siguruar nga Protothema.gr, makina dhe turma njerëzish ecin me padurim për të arritur në klubin joformal. Për pushuesit në Mykonos, çmimi i hyrjes në klubin e improvizuar është 250 Euro, por kjo mbart edhe riskun se mund të kapen nga policia.

Pronarët e vilës, që ende vazhdojnë të shkaktojnë dhimbje koke për organet kompetente, kanë vendosur jashtë godinës disa persona që u tregojnë se kur efektivët kalojnë pranë, në mënyrë që të marrin masa. Ndërsa autoritetet vazhdimisht i bien këmbanës nga frika e transmetimit të koronavirusit dhe rritjes së rasteve.

Klan News