Mijëra vizitorë kanë zgjedhur ujërat e Adriatikut për të kaluar pushimet e verës

Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit për të kaluar ditët e nxehta të Korrikut. Plazhi publik nga Ura e Dajlanit deri në Plepa e më gjerë, ka pritur dhe fluksin me të madh të vendasve dhe turistëve.

Pushues nga rrethe e vende të ndryshme thonë se kanë planifikuar të kalojnë pushime të gjata në këtë bregdet. Thellësia e detit që rritet  gradualisht,  bën që plazhi i madh i Durrësit të pëlqehet edhe nga fëmijët.

Krahas plazhit të Durrësit, me të njëjtën dyndje pushuesish janë përballur edhe zona të tjerë turistike të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur ketë vijë bregdetare për të kaluar pushimet verore.

Tv Klan