Qeveria e re, LVV e LDK drejt marrëveshjes

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndërmarrë hapa pozitiv për bashkëqeverisje.

Këto dy parti janë pajtuar në parim të bashkëqeverisin në katër vitet e ardhshme.

Burime të afërta nga të dyja partitë kanë bërë të ditur se Glauk Konjfuca i Lëvizjes Vetëvendosje do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Ndonëse zyrtarisht asnjëra nga partitë politike as nuk e ka mohuar e as pohuar lajmin.

Por një status në Facebook i deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci, konfirmon arritjen e marrëveshjes, ku krahas një fotografie ka shkruar “Qeveria Kurti1”.

Por dorëheqja zyrtarisht ende nuk ka ndodhur.

Çështja e Presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati Presidentit aktual Hashim Thaçi, në Prill të vitit të ardhshëm, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të Presidentit.

Pritet që nesër të mblidhen organet drejtuese të të dyja partive politike për të thënë fjalën e fundit.

Në rast të nënshkrimit të marrëveshjes dhe dorëheqjes së Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, atëherë seancën e së hënës pritet ta udhëheqë nënkryetarja e Kuvendit e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë rast Arbërie Nagavci.

Tv Klan