Shtatë herë kampioni i botës kërkoi reagim pasi u ofendua nga legjenda braziliane e F1 Nelson Piquet

Lewis Hamilton kërkoi që të veprohet për ndryshimin e mendësisë arkaike, pasi një frazë raciste ndaj tij nga tri herë kampioni i Formula 1 Nelson piquet u bë publike, duke sjellë reagime të forta.

Në një intervistë të dhënë në Nëntor, 69-vjeçari nga Brazili përdori një fjalë raciste kur iu referua shtatë herë kampionit të botës, kur komentoi përplasjen e britanikut me rivalin Max Verstappen në Çmimin e Madh të Britanisë.

Kelly, vajza e Piquet është partnerja e pilotit holandez.

Hamilton i cili u nderua së fundmi me titullin e shtetasit të nderit nga Brazili, reagoi në Twitter.

“Është më shumë se sa një gjuhë. Këto mendësi arkaike duhet që të ndryshojnë dhe nuk kanë vend në sportin tonë. Jam rrethuar me të tilla sjellje dhe sulmuar gjatë gjithë jetës sime. Ka pasur mjaft kohë të mësohem. Tani është momenti për të vepruar”.

Federata Ndërkombëtare e Automobilave, Formula 1 dhe Mercedez reaguan duke dënuar racizmin, por pa e përmendur emrin e legjendës braziliane të Formula 1, Piquet, i cili i ka fituar titujt kampionë në vitet 1981, 1983 dhe 1987.

Hamilton, i cili ka si idhull tri herë kampionin e botës, brazilianin Airton Sena, fitoi zemrat e brazilianëve pasi shpalosi flamurin e vendit duke festuar fitimin e Çmimit të Madh të Sao Paolos vitin e shkuar.

Klan News