“Kërkon të pengojë projektet, por Vlora nuk ndalet”

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish kreun e shtetit Ilir Meta se po shpërdoron postin e presidentit për qëllime dhe interesa politike të partisë që ai dikur e krijoi vetë. Në bashkëbisedimin me qytetarë vlonjatë, duke iu referuar debatit për rrugën e lumit të Vlorës dhe atë nga Uji i Ftohtë deri në Orikum, ai tha se presidenti për vota po pengon projektet e zhvillimit, ndërsa po nxit përçarjen mes qytetarëve.

Duke prezantuar projektet e reja për Vlorën, Rama tha se dy nga investimet që do sjellin edhe më shumë punësim do jetë ato për ndërtimin e portit turistik dhe aeroporti i Vlorës.

Për ata që janë skeptikë për ndërtimin e aeroportit, Rama zgjodhi të përdorë nota ironike.

Kreu i qeverisë i ktheu në mënyrë indirekte përgjigje edhe akuzave për shpopullim të vendit, duke e konsideruar largimin e shqiptarëve si pjesë e një fenomeni jo vetëm shqiptar.

Rama theksoi se vlonjatet duhet të votojnë për Vlorën dhe jo për partitë.

Tv Klan