Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paralajmëroi kryetarët e rinj të bashkive me përjashtim nga PS nëse do të mendojnë se tashmë që kanë marrë mandatin mund të bëjnë edhe pa njerëzit dhe do të përfshihen nga ndjenja revanshi.

“Do dalë jashtë nga kjo familje e madhe politike, çdo kryebashkiak që do të bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin, mund të bëjë pa njerëzit dhe mund të bëjë edhe pa ne. Janë jo pak ata që kaluan vijën e kuqe të ligjit dhe sot që flasim nuk flenë në shtëpi. Patjetër që ligji duhet të veprojë sipas shkeljes që kanë bërë. Por dua ta them shumë qartë që kush ka qenë thjeshtë një viktimë e presionit për të ardhur në Bulevard, nuk duhet dhe nuk ka pse të preket për këtë arsye në të drejtën e tij që të vazhdojë punë në administratat e bashkive që ne nuk i fituam me kundërshtarë, por që 30 Qershori na i ka lënë si barrë për të treguar kush jemi”, tha Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rama tha se nga administrata e Bashkive të Djathta, të fituara pa kundërshtar nga kandidatët e PS, nuk do të largohet asnjë grua dhe asnjë vajzë.

E kam thënë shumë herë në fushatë, dhe do doja ta dëgjonin kryetarët e bashkive që janë këtu. Asnjë grua, asnjë vajzë, në radhë të parë, nuk do të largohet në asnjë nga bashkitë e djathta që nuk janë më të duart e kryebahskiakëve të djathtë. E thashë edhe më përpara, larg qoftë, mund të dalë dikush dhe të bëjë të kundërtën, por për sa na takon, që asnjë revansh politik në administratë të mos tolerohet.”/tvklan.al