Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur sot në vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Në një ceremoni zyrtare zhvilluar në Pallatin e Brigadave, dy kryeministrat e vendeve janë takuar, ndërsa më pas pritet që të mbajnë një konferencë të përbashkët para mediave.

Rreth mesditës kryeministri kosovar do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe më pas edhe nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. /tvklan.al