Sipas organizatës masa e re cënon lirine dhe të drejtat e njeriut dhe duhet rishikuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me masat e reja që qeveria australiane ka vendosur për qytetarët e saj.

Zyra e komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka vënë në pikëpyetje nëse masa  e përkohshme  e cila mund të tërheqë dënime maksimale me pesë vjet burgim ose 66,600 dollarë  është ose jo në përputhje me detyrimet e Australisë për të drejtat e njeriut.

Scott Morrison ka mohuar se po veprojnë në kundërshti me ligjin pasi e gjitha kjo po bëhet në në interes të mbajtjes së australianëve të sigurt dhe se askush nuk do të burgoset .

Masa e re ndalon kthimin në Australi të kujtdo që ka qenë në Indi në 14 ditët e fundit . Mes presionit në rritje ministri i emigracionit, Alex Hawke ka planifikuar që të takojë udhëheqësit e komunitetit australiano-indian për të diskutuar ndalimin që bllokon 9,000 njerëz, përfshirë 650 që konsiderohen të prekshëm.

Ekspertët janë shprehur se ky episod i keq thekson mungesën e mbrojtjeve të të drejtave të njeriut në ligjin Australian.  Ata gjithashtu theksojnë se individët të cilët janë të bllokuar mund të kërkojnë të marrin përfaqësim ligjor  dhe se ata duhet të kërkojnë komitetit të Senatit të rishikojë këtë masë. Ndalimi i udhëtimit midis Indisë dhe Australisë është vendosur të rishikohet më 15 Maj.

Klan News