18-vjeçarja u përzgjodh si vajza më e bukur shqiptare për 2021

Në një mbrëmje spektakolare me të ftuar artistë, personazhe publikë, anëtare jurie, vajza të bukura si shtojzavalle është kurorëzuar Miss Shqipëria 2021, 18-vjeçarja Lea Islamaj.

Rreth 3 orë spektakël ka mbajtur mbërthyer spektatorët dhe teleshikuesit me temporitëm e me shumë emocione.

Pjesë e surprizave të mbrëmjes finale në Klan Plus ishte dhe Miss Shqipëria 2020, Iljada Baci me vokalin e saj e cila këndoi një cover të njohur.

Në mbrëmjen gala nuk munguan as solistët e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit që u shoqëruan me shumë duartrokitje.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe mjaft artistë të mirënjohur për publikun si Magic 4, Renis Gjoka, Gjergj Kaçinari, Adhurim Demiri, Marko Strazimiri, Albërie Hadergjonaj, Visjan Ukcenaj e Meritoni.

Beatrix Ramosaj dhuroi një shfaqje të paharrueshme ku u gërshetuan dhe sfilatat e bukurosheve me bikini nga “Elif Swimear” e veshje nga “Fashion by Elisabeth” e me vlerësime për të bukurat që me vetëbesim kanë dhuruar show të vërtet.ë

Vlerësimet për konkurrentët nisën me “Miss Miqësia”, më pas “Miss Turizmi” që e fitoi Elja Sulejmani.

Majlinda Keta ka dorëzuar çmimin e “Miss Buzëqeshja” për Kristina Godaj, Rezarta Delisula dorëzoi çmimin për Rexhina Elezi si “Miss Press”.

Fotografi Armand Sallabanda ka dorëzuar çmimin “Miss Fotozhenia” për Megen Limanaj, Elisabeta Gjonpali, ish-Miss Shqiperia 2000 ka ndarë çmimin “Miss Eleganca”.

Studentja e Universitetit të Sporteve Rexhina Berami është shpallur “Miss Bikini”, Dajana Ponari eshte shpallur “Miss Kinemaja”.

Po ashtu në finalen e “Miss Shqipëria” në Petrelë Xhensila Koçi u përzgjodh si velinë e emisionit “STOP” në Tv Klan, ku më herët ishte dhe Miss Miqësia.

Ardi Asllanit iu bashkua në prezantim Arjola Shehut në zonën e nxehtë të shfaqjes duke ndryshuar edhe disa rregulla.

Mes emocionesh të forta përballe njëra-tjetrës u vendosën dy bukuroshet Pamela Paja dhe Lea Islamaj, ku kjo e fundit u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë.

Kështu hartës së shtegtimit të “Miss Shqipëria” në edicionin e 23-të të saj iu bashkua Kalaja e Petrelës në një tjetër bashkëprodhim të suksesshëm mes Deliart dhe Klan Media!

Klan News