Gjykata heq kufizimet shtetërore ndaj Covid-19

Jo vetëm në Barcelonë, por edhe në qytete të tjera të Spanjës, njerëzit dolën nëpër sheshe duke festuar heqjen e masave shtrënguese ndaj Covid-19.

Qytetarët shprehen se duam që të festojnë sepse kanë kaluar një vit pa festa dhe tani që shumica janë vaksinuar duan që të shijojnë lirinë për të harruar izolimin disa mujor.

Një gjykatë spanjolle hoqi shtetrrethimin të vendosur në pjesën më të madhe të Katalonjës, përfshirë kryeqytetin Barcelona.

Qeveria e Katalonjës kishte vendosur në mes të Korrikut një shtetrrethim midis orës 01:00 të natës dhe 06:00 të mëngjesit në shumicën e komunave për të luftuar rritjen e rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Kur Katalonja vendosi shtetrrethimin në mes të korrikut, kishte një shkallë infeksioni sa dyfishi i mesatares kombëtare të Spanjës, me më shumë se 1.000 raste për 100,000 banorë në 14 ditët.

Kjo shifër ka rënë. Në Barcelonë, qyteti i dytë më i madh i Spanjës, norma është ulur në 130 raste për 100,000 njerëz.

Spanja ka vaksinuar plotësisht me dy doza 64.1% të popullsisë së saj kundër virusit, një nga nivelet më të larta në Evropë.

Ndërkohë, në Martinik të Francës trupat ushtarake u vendosën për të vënë nën kontroll situatën në një spital të tejmbushur me pacientë me COVID-19. Efektivët u dërguan nga Franca dhe ngritën deri në 20 qendra shëndetësore në vetëm pak ditë.

Në Holandë disa qindra performues dhe organizatorë të një festivali sfiduan qeverinë dhe mbajtën protesta muzikore kundër atyre që i quajtën kufizime të padrejta.

Qeveria ka deklaruar se evente të tilla do të jenë të ndaluara deri nga fundi i Shtatorit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e variantit transmetues “Delta”. Në Mbretërinë e Bashkuar jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët po testohen për antitrupa për të zyrtarizuar numrin e të rinjve të pavaksinuar, që kanë zhvilluar mbrojtje natyrale kundër koronavirusit në prag të vitit të ri shkollor.

Klan News