“Furia e kuqe” mundi Sllovakinë me “manita”, Polonia e mbyll Euro 2020 e fundit në grupin E

Dy takimet e fundit të Grupit E kanë dhuruar shumë gola. Spanja shënoi 5 herë ndaj Slovakisë duke rikthyer qetësinë te tifozët e saj, ndërsa Suedia arriti të fitonte betejën e fortë në fushë, kundër Robert Lewandowski dhe shokëve të tij.

Spanja fitoi me Goleadë takimin e fundit të Grupit E kundër Sllovakisë me rezultatin 5-0 në stadiumine e Sevijës “La Kartuja”. Alvaro Morata humbi një shans shumë të mirë për të shënuar në minutën e 12, ku gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Portieri i sllovakëve Martin Dubravka shpëtoi portën, por në minutën e 30, shkaktoi autogol. Spanja gjeti golin e dytë në kohën shtesë të pjesës së parë falë Laportes, që i dha qetësinë ekipit.

Në të 56’ Saraboi çoi rezultatin 3-0 për Spanjën, duke treguar se skuadra u kthye në identitet. Sllovakët e patën të pamundur të reagonin dhe pësuan golin e katërt nga Ferran Torres. Spanja vazhdoi me presionin dhe në të 71’ Kucka shkaktoi autogol.

Suksesi i jep kualifikimin iberikëve në 1/8-at, ku do të përballen me Kroacinë. Sllovakia u eliminua. Në stadiumin “Shën Petërsburg”, Suedia mposhti Poloninë 3-2 dhe e mbyll fazën e grupeve në vend të parë në Grupin E.

Forsberg kaloi Suedinë në avantazh në minutën e dytë të lojës duke befasuar polakët.

Goli i shënuar nga suedezi pas vetëm 81 sekondash nga nisja e takimit është i dyti më i shpejtë në historinë e kampionatit evropian, pas atij të shënuar nga rusi Kiriçenko kundër Greqisë në 2004, pas vetëm 61 sekondash.

Mesfushori 29-vjeçar shënoi golin e dytë për suedezët në minutën e 59’. Robert Lewandowski u përgjigj duke shkurtuar rezultatin pas vetëm 2 minutash. Gjashtë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, sulmuesi i Bajernit barazoi rezultatin.

Por në kohën shtesë, Klaeson shuajti shpresat e polakëve duke shënuar golin e fitores. Polakët e mbyllën aventurë evropiane në vend të fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

Klan News