Rama: Nxitoni me ndërtimin e pallateve

Shkolla në fshatin Ahmetaq të Vorës ka përfunduar rindërtimin, pas dëmeve që morri nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ambientet përballojnë uljen në klasa të 250 nxënësve, ndërsa janë ndërtuar 3 laboratorë dhe 1 palestër.

Edhe shkolla “Ramazan Subashi” në Marikaj ka përfunduar ndërtimin. Në këtë institucion përballohet arsimi për 9 klasa, me 3 laboratorë, palestër dhe mbi 9 mijë metra katrorë sipërfaqe oborri.

Kryeministri Rama kërkoi nisjen e punës për ndërtimin e pallateve në Vorë. Në  Vorë ka nisur rindërtimi i 200 banesave individuale.

Tv Klan