Italia nuk gjen paqe. Mëngjesin e së dielës nisi aktivizimi i vullkanit Etna. Vullkani Etna i cili ndodhet në ishullin e Siçilisë në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish duke nxjerrë hi dhe llavë.

Prej muajsh Etna nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.

Sipas autoriteteve, shpërthimi i vullkanit nuk përbën rrezik për njerëzit ose gjërat. Aeroporti ndërkombëtar i Catanias, Fontanarossa, mbetet aktiv megjithë se ka disa kufizime për shkak të urgjencës shëndetësore të koronavirusit.

Zyrtarët bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë rrezik për banorët përreth vendbanimeve në afërsi të malit. Ndërkohë, për shkak të aktivitetit të fundit në Etna dhe përreth kanë ndodhur tërmete vullkanike me magnitudë prej 3.3 ballë. Etna është i vetmi vullkan aktiv në Europë.

Klan Plus