43 tituj Grand Slam zbritën për herë të parë në fushën e tenisit në një përballje të rrallë të zhvilluar në ditën e parë të vitit Perth të Australisë. Amerikania Serena Williams dhe zvicerani Roxher Federer, dy emra të mëdhenj të këtij sporti dhe që kanë dominuar në dekadën e fundit sfiduan njëri tjetrin një përballje mikse në atë që njihet si “Hopman Cup” dhe që i paraprin turneut të Melburnit.

Në finale ishte skuadra e Federer që 2-1 me sete. Më herët Federer and Williams, të dy tashmë 37-vjeçarë i fituan ndeshjet e tyre individuale.

 “Ishte një kënaqësi e madhe. Vërtet që e shijova të luaja përballë Serenës. Ishte një nder për mua” – tha Federer që shtoi  se në fillim të sfidës ishte nervoz pasi kishte dëgjuar shumë për mënyrën se si ajo i kryen shërbimet. “Ka një shërbim të mrekullueshëm”

– e mbylli ai.

“Ishte një eksperiencë fantastike. Jam e mërzitur që mbaroi sepse sapo isha nxehur” – tha me shaka Williams duke e theksuar se “ishte kënaqësi që e kishte realizuar një ndeshje të tillë në fund të karrierës. Federer dhe Williams kanë qëndruar në total gati 13 vjet në krye të renditjeve botërore.

Tv Klan