Këta që shikoni janë fanatiksat e Tiranës, sapo kanë përfunduar faljen e mesditës. Janë këtu në Stadiumin Selman Stërmasi duke u përgatitur në fakt për ndeshjen Tirana –Partizani, derbin e kryeqytetit. Ata nuk po falen për derbin, por për shkak të besimit të tyre.

Atmosfera në stadiumin Selman Stërmasi ndihet, grupimet e tifozëve po bëjnë përgatitjet e fundit. Tifozët e Tiranës kanë ezauruar edhe biletat e fundit të mbetura.

Derbi Tirana–Partizani ka tërhequr edhe interesimin e këtyre dy holandezëve, të cilët nuk hezituan të pajiseshin edhe me shallin e bardhebluve.

Kam ardhur për turizëm, por në çdo vend të Europës që shkoj më pëlqen të ndjek ndeshje futbolli. Pashë në YouTube se për çfarë ndeshjeje bëhet fjalë. Pres të shoh një atmosferë elektrizuese pasi pashë që tifozëritë janë të zjarrta.”

“Është njëlloj si Fejnord-Ajax në Holandë. Dy skuadra të forta që konkurrojnë shumë me njëra tjetrën. Mendoj se do të jetë ndeshje e bukur.”

Për takimin që do të nisë në orën 18.00 pritet që edhe policia e kryeqytetit të marrë masat përkatëse. Si zakonisht do të shoqëroi tifozëritë në rrugëtimin e tyre drejt stadiumit dhe më pas do të qëndrojë e gatshme jashtë ambienteve të Selman Stërmasit.

Tv Klan