Shënohen 110 raste të reja dhe 1 viktimë

Kosova ka shënuar këtë martë një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me qendër në Prishtinë bëri të ditur se nga 3,667 testime të kryera janë identifikuar 110 raste të infektimit me Covid, shifra më e lartë kjo që prej disa javësh.

Gjithashtu në Kosovë pas disa javësh është shënuar edhe një viktimë.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shëruar dy pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa rastet aktive kanë shkuar në 689.

Tv Klan