Alban Musa për herë të parë në televizion me vajzën e tij, Amila.

Në pjesën e parë të emisionit do të kemi të ftuar një personazh të njohur të botës së televizionit, por gjithashtu edhe të teatrit. Prej vitesh ai ka qenë mes këtyre dy dashurish për të, ndonëse vitet vitet e fundit duket se është fokusuar më tepër tek televizioni ku e kemi parë të moderojë formate  të ndryshme televizive.

 Por sot ai nuk do të jetë në studio vetëm për të treguar rreth karrierës së tij, por do të vijë I shoqëruar me dashurinë e tij më të madhe,  është vajza e tij e vogël 5-vjeçare, Amila

Sekreti qe s’e kemi ditur në gatimin e mishit.

Në pjesën e dytë të emisionit do të japim disa këshilla për amvisat në lidhje me mishin. Jo si ta gatuajmë, por si ta maturojmë, pra për të përfituar të gjitha vlerat e tij dhe sigurisht për një shije më të mirë. Njihen dy procese nga shefat e njohur të kuzhinës, që janë edhe sekreti I tyre për një pjatë të mirë. Një prej tyre mund ta bëjmë shumë mirë edhe në shtëpi, për më shumë në lidhje me këto proccese do të na flasi shefi I kuzhinës, Herion Hajri.

“Gjithë brengat e mia të vogla”, romani që do t’ju rrëmbejë gjumin këtë verë.

Në pjesën e tretë të emisionit do të ndalemi tek një libër I botuar nga shtëpia botuese “Dituria” shumë i vlerësuar. Bëhet fjalë për librin e autores kanadeze Miriam Toeës, (Teivz), “Gjithë brengat e mia të vogla”. Për të folur më gjatë rreth këtij libri do të kemi të ftuar në studio përkthyesen e tij Oriana Tamburi.