E infektuar me COVID-19, Rudina Hajdari flet per gjendjen e saj!

Më datën 1 Nëntor Rudina Hajdari ka njoftuar në rrjete sociale se është infektuar me Covid-19. Ndërsa ditën e djeshme po në një postim në rrjete sociale ka treguar që ditët e para kanë qenë pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje trupit. Ajo tregon se është kuruar me vitaminë C dhe D si dhe pilula për qetësimin e dhimbjeve sipas këshillave të mjekut.

Ajo ka qenë në një lidhje Skype me emisionin Rudina në Tv Klan e cila ka treguar më shumë në lidhje me infektimin e saj dhe si po e kalon koronavirusin.

Rudina Magjistari: A e bëni dot lidhjen se ku mund të jeni infektuar, ku ka qenë një moment që ndoshta e keni lëshuar pak vigjilencën ndaj virusit?

Rudina Hajdari: Sinqerisht nuk e di dhe jam munduar këto kohë se ku mund të ketë ndodhur, por unë takohem nga mëngjesi në darkë me njerëz të ndryshëm, por mendoj se arsyeja që më kapi aq shpejt dhe në atë formë ishte se isha shumë e dobët dhe më kishte rënë imuniteti i trupit duke qenë se kisha udhëtuar dhe në Amerikë. Nuk mendoj se më ndodhi gjatë udhëtimit se dhe gjatë udhëtimit jam treguar shumë e kujdesshme. Në momentin që e mora, të gjithë personat që kisha kontakte i kam lajmëruar me telefon.

Rudina MagjistariPo vajza ku ndodhet?

Rudina Hajdari: Vajza ndodhet në Amerikë dhe po e përballoj vetë si përjetim dhe nuk kam kontakte me asnjë njeri tjetër. Ditët e para e kam patur të vështirë me thënë të drejtën, pata probleme me temperaturën, frymëmarrjen. Më ndodhi që shkova dhe në spital, por që e mora veten shumë shpejt dhe me ndihmën e mjekëve arrita që të rikuperohem shpejt. /tvklan.al

Per here te pare, Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi: Historia jone e dashurise!

ë ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë kantautori i njohur Kledi Bahiti dhe moderatorja e sportit Pejana Elezi. Ata kanë rrëfyer për herë të parë historinë e dashurisë së tyre dhe si janë njohur. Ata kanë treguar se u njohën nga rrjetet sociale dhe që ditën e parë janë përshtatur shumë me njëri-tjetrin dhe ka pasur një kimi të madhe mes tyre.

Rudina Magjistari: Pse ke rënë në dashuri me të?

Pejana Elezi: Sepse Kledi ka qenë shumë ndryshe nga shumica e njerëzve që unë kam njohur dhe nga shumica e njerëzve që janë sot vërdallë, më pëlqen se është artist dhe për shumë gjëra kemi këtë shpirtin artistik, më pëlqen të shkruaj, për Kledin kam shkruar jashtëzakonisht shumë. Ndoshta edhe qetësia që Kledi ka, të qenurit artist janë gjërat që më kanë tërhequr më shumë. Është shumë i qetë, gjë që unë nuk e kam fare edhe më duket sikur në shumicën e gjërave më plotëson këto mungesat që kam unë. Kam përshtypjen që plotësojmë njëri-tjetrin.

Rudina Magjistari: Po ti Kledi pse re në dashuri me Pejanën?

Kledi Bahiti: As vetë nuk e di.

Pejana Elezi: Këtij i erdhi pak me vonëse se unë e pata më të shpejtë.

Kledi Bahiti: Jam bërë pishman me thënë të drejtën.

Pejana Elezi: Epo tani iku.

Rudina Magjistari: Duket se jeni një çift që keni shumë harmoni me njëri-tjetrin.

Kledi Bahiti: Që në takimin e parë bashkë, ne kemi folur aq shumë gjëra saqë nuk fliten as me njerëzit e shtëpisë, as me ata që njeh gjithë kohës. Patëm një kimi, më dha një feedback shumë të mirë.

Rudina Magjistari: Pse nuk vendosët të bënit dasmë, por vendosët të bëheshit prindër?

Kledi Bahiti: Mua nuk më pëlqejnë shumë dasmat, nuk jam shumë tradicional. Ndoshta për 1-vjetorin e djalit mund të një festë të vogël. /tvklan.al

Teuta Arifi: Karriera ime dhe sfidat si kryetare e Komunes se Tetoves!

Do të kemi të ftuar për herë të parë një grua e cila ka shkruajtur emrin e saj në jetën politike dhe intelektuale të Maqedonisë së Veriut. Kryetarja e Komunsës së Tetovës, prej vitit 2013 është në drejtimin e Tetovës por ajo ka mbajtur edhe poste shumë të rëndësishme si deputete apo ministre e zëvendëskryeministre në Maqedoninë e Veriut. 


Për të folur më shumë për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe për të ndarë disa momente të rëndësishme të karrierës së saj, sot në studio me zonjën Teuta Arifi.