Toka është krijuar brenda 5 milionë vitesh. Deri më sot janë hedhur shumë hipoteza dhe mendohej se koha që i është dashur planetit tonë për t’u krijuar mund të ishte deri në 20 milionë vjet. Në fakt pothuajse të gjitha modelet fizike dhe teoritë sugjeronin që planeti ynë mund të ishte krijuar brenda një kohe që ka zgjatur nga 10-20 milionë vjet.

Por studimi i fundit i kryer nga universiteti Copenhagen dhe ai i Sorbonës së Parisit, arrin në konkluzionin se pluhurit kozmik i janë dashur 5 milionë vjet për të rritur tokën e për ta bërë ashtu siç e njohim sot.

Studiuesit në këtë studim kanë arritur edhe në një tjetër konkluzion, që Toka nuk është formuar nga bashkimi i trupave qiellorë më të mëdhenj, por si pasojë e një shiu dhe pluhuri kozmik i pasur me hekur, me prejardhje nga Dielli i porsalindur.

Klan Plus