Do të tregojë të gjitha prapaskenat e familjes moderne mbretërore

Largimi i Harry-t nga oborri mbretëror dhe jeta private ka bërë që ata të jenë sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Këtë herë jeta e Meghan Markle dhe Harry-n do të vijë e dokumentuar në një libër biografik ku do të shkruhet çdo gjë rreth çiftit të famshëm tashmë.

Shpeshherë çifti është portretizuar në mënyrë të pasaktë mirëpo reporteri mbretëror, Omid Scobie, do të japë për publikun versionin e vërtetë të Meghan Markle dhe Harry-t.

Sipas Omid, qëllimi i këtij libri është të tregojë atë që ka ndodhur vërtetë në oborrin mbretëror. Të dy ata u kthyen në çiftin më të përfolur për rreth dy vjet me radhë.

Kujtojmë se martesa mes të dyve mori një vëmendje shumë të madhe pasi për herë të parë në pallat hyri një vajzë amerikane me ngjyrë që nuk kishte ndodhur kurrë në të gjithë historinë e Anglisë.

Më pas kjo gjë nuk mori pëlqimin e Mbretëreshës Elizabet, e cila shumë herë së bashku me Meghan ka qenë në faqet e para të mediave rozë për shkak të kritikave që ajo i bënte ish-dukeshës për sjelljen jo të hijshme jo vetëm në evente, por edhe ndaj stafit.

Por jo vetëm kaq, mediat shumë herë kanë supozuar se Meghan ka ndikuar edhe në marrëdhënien mes Harry-t dhe William që para se ata të largoheshin nga mbretëria ishin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.

Ish-Duka edhe më herët ka deklaruar se arsyeja kryesore e largimit nga mbretëria, përpos privatësisë, ka qenë edhe fakti se nëna e tij, princeshë Diana, humbi jetën në këtë mënyrë për shkak se mediat publikonin lajme të rreme në lidhje me të.

Reporteri i pallatit është shprehur se libri do të titullohet “Të gjesh lirinë/Meghan dhe Harry dhe historia e një familje moderne mbretërore”, që do t’i mundësojë të gjithëve të njohin vërtetë çiftin që bëri kaq shumë bujë në media këto kohë. Libri pritet të publikohet më 11 Gusht të këtij viti.

Klan Plus