Manaj shënon golin e 18, Muçi gjen rrjetën e parë

Sulmuesit shqiptarë kanë lënë gjurmë këtë të diel me golat e tyre në kampionatin turk. Rei Manaj vazhdoi ecurinë e tij pozitive dhe shënoi golin e 14 në kampionatin turk të futbollit.

Sulmuesi shqiptar realizoi për ekipin e tij Sivasspor në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Pendikspor, duke u bërë kështu pjesë e fitores 4-1.

Rey Manaj shkon në kuotën e 18 golave në Kupë dhe Kampionat në 26 ndeshje të luajtura në të dy kompeticionet turke. Po në kampionatin turk këtë të diel shënoi edhe lojtari tjetër shqiptar, Ernest Muçi.

Ernest Muçi shënoi golin e parë në Turqi që ku u transferua tek Beshiktash. Skuadra e tij fitoi 2 – 0 në tranafertë ndaj Istanbulspor. Muçi gjeti rrjetën në minutën e 54 me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Muçit si titullar.

Tv Klan