Xavi Hernadez do të vijojë të jetë trajner i Barcelona. Vendimi u bë zyrtar këtë të enjte në një konferencë të përbashkët me presidentin e klubit, Johan Laporta.

Xavi Hernadez: Kuptova që projekti nuk kishte marrë fund, mbi të gjithë falë tifozëve. Dua t’iu falendroj për mbështetjen dhe dashurinë.

Johan Laporta: Kemi një ekip me moshë të re dhe që ka nevojë për stabilitet. Të rinjtë kanë nevojë për një shembull dhe Xavi është i tillë. Bordi drejtues e mbështeti këtë vendim.

Xavi Hernandez kishte deklaruar 3 muaj më parë se do të largohej në fund të këtij sezoni, por më pas palët kishin ndryshuar mendje.

Ekipi përmirësoi rezultatet duke kthyer besimin edhe pse këtë sezon titulli kampion duke i vështirë, pasi Real Madrid është 11 pikë i shkëputur kur kanë mbetur edhe 8 javë.

Barcelona është eliminuar nga kupat e Europës, por pritet shumë në të ardhmen. 44-vjeçari është nën kontratë deri më 30 Qershor të 2025. Xavi mori detyrën më 6 Nëntor të 2021 dhe ka fituar kampionatin dhe Superkupën e Spanjës vitin e kaluar.

Tv Klan