Prokuroria të gjejë prova të reja, disa persona të përfshirë në konflikt

Gjykata e Tiranës ka lënë burg me afat 10 ditor, 22-vjeçarin Rois Babasi që u arrestua dy ditë më parë pas një konflikti të armatosur në ish-bllok.

Seanca në ngarkim të të riut u zhvillua në ambientet e spitalit, pasi po merr mjekim për shkak se mbeti i plagosur ditën e ngjarjes.

Ky vendim ndaj tij është marrë me argumentin se Prokuroria duhet të hetojë dhe të gjejë prova të reja.

Sipas Prokurorisë, Babasi dyshohet se plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin Gazmir Bushaj, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Tv Klan