Një shpërthim tritoli ka tronditur gjatë natës lagjen “Pengile” të Krujës. Sipas policisë, në shënjestër të autorëve ka qenë banesa e 29-vjeçarit D. Masha, i cili është përgjegjës i OSHEE-së në Fushë-Krujë.

Sasia e lëndës plasëse mësohet se u hodh brenda murit rrethues të shtëpisë dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

Ndërkohë, sipas ABC News, vetë zyrtari i OSHEE ka thënë në polici se nuk ka konflikte personale, por ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të punës./

tvklan.al