INSTAT: 15% e popullsisë janë të moshuar

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Popullsia e moshuar është rritur me afro 4 herë krahasuar me fillimin e viteve ’90. Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se ky është një fenomen që ka prekur gjithë Europën.

Instituti i Statistikave parashikon se në 2031, mosha mesatare e shqiptarëve do të jetë 42 vjeç. Por çfarë po ndikon në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë shqiptare, që deri në vitet 2000 konsiderohej më e reja në Europë.

Edhe numri i popullsisë po vazhdon të bjerë nga viti në vit. Deri në 2031, sipas INSTAT, vetëm popullsia e Tiranës pritet të jetë më e lartë se ajo e vitit 2019, duke arritur në rreth 954 mijë banorë, ose 35 % e popullsisë së vendi.

Gjirokastra dhe Kukësi do të vazhdojnë të jenë qarqet me popullsinë më të ulët, respektivisht me rreth 53 mijë dhe 60 mijë banorë.

Tv Klan